UNIVERSITETI NDËRKOMBËTAR I SARAJEVËS (IUS)

E ardhmja ime, zgjedhja ime!

Fakultetet dhe Programet e Studimit

RRETH NESH

Qendrat e IUS

Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës ka ngritur 4 qendra. Ato janë:

Qendra për Kërkim dhe Zhvillim e IUS

Qendra për Kërkim dhe Zhvillim e IUS është një qendër kërkimore moderne me një hapësirë prej 1,300 metra katrorë.

Qendra përmban laboratorë të specializuar në fusha shkencore të specializuara si: bioinxhinieri, gjenetikë, kimi, fizikë, mekatronik, elektronikë, teekomunikim dhe shkenca kompjuterike. Qëllimi i qendrës është të lehtësojë punën e studiuesve të IUS dh të studentëve në vazhdimësinë e aktiviteteve të tyre kërkimore e shkencore në periudhën studimore të tyrë në institucionet prestigjoze të kërkimit në botë. Qendra për Kërkim dhe Zhvillim e IUS ka si qëllim të bëhet njëra ndër institucionet kërkimore lider në Bosnjë-Hercegovinë dhe në rajon.

research.ius.edu.ba

Qendra e Mesimit Jetëgjatë (IUSLIFE)

Që nga themelimi në 2003, Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës është angazhuar në zhvillimin akademik të rajonit, dhe si një pjesë e rëndësishme ai i jep ethosit të “mësimit jetëgjatë” ka vendosur jetën IUS –Qendra e Mësimit Jetëgjatë ndan eksperiencën e vet dhjetëvjeçare me njerëz nga të gjitha rangjet dhe rrugët e jetës. Duke nisur nga viti akademik 2013-2014 Qendra e Mësimit Jetëgjatë në IUS ka si qëllim të ndihmojë në zhvillimin personal dhe profesional të publikut përmes programeve edukative për kompanitë e sektorit publik e privat, organizatat ndërkombëtare dhe personat publikë e privatë. Për të arritur këtë do të organizohen programe edukative, kurse, seminare dhe konferenca ne nivele kombëtare e ndërkombëtare. Fakti që njëri ndër funksionet kryesore të universiteteve është edukimi i publikut të rajonit dhe vendit në të cilin ai vepron, me këtë qëllim në mendje IUS synon të bëjë një ide të vazhdueshme të zhvillimit në një mënyre jetese. Për të krijuar një forcë punësimi të mirëtrajnuar dhe për të kontribuar në ekonominë e Bosnjë-Hercegovinës do të zhvillohen nga Qendra e Mësimit jetëgjatë të IUS programe të ndryshme të përkohshme të trajnimit dhe zhvillimit profesional, të zhvillimit personal, kurse të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, programe certefikimi dhe seminare të ndryshme. Veçanërisht përmes programeve jofitimprurëse të përkohëshme, IUS dëshiron të zhvillojë shpirtin e ndërmarrjes dhe të hapë rrugë të reja për biznes. Për këtë jeta IUS do të bashkëpunojë me të gjitha kompanitë publike e private, me të gjitha organizmat ndërkombëtare. Qendra për Mësim Jetëgjatë IUS i ka nisur aktivitetet edukuese me kurset e gjuhëve angleze, turke e boshnjake nga nëntori i shkuar. Deri sot janë realizuar më shumë se 10 programe nën këtë çati.

life.ius.edu.ba

Qendra e Lidershipit dhe Ndërmarrjes (LEC)

Qendra e lidershipit dhe ndërmarrjes (LEC) është një njësi edukative e IUS e cila do të prodhojë trajnime të veçanta për (fillimisht) studentët e IUS, për të zhvilluar dijet e tyre, know-how në studime të ndryshme, dhe ti përgatisë ata për botën e biznesit. Duke konsideruar shtyllat bazike të procesit të Bolonjës: të promovojë punësimin, të rrisë pjesëmarrjen në mësimin jetëgjatë, zhvillimin e studentëve, duke përfshirë kërkimin dhe inavacionin në edukim, në prodhojmë dije dhe forcë pune të profesionalizuar të përgatitur për ekonominë e shek. 21. Kjo, për faktin se studentët e përdorin dijen e akumuluar përmes shembujve të vërtetë duke i aplikuar ato në një botë të vërtetë. Do të zhvillohen sesione trainimi përmes studimeve në terren: lidership, manaxhim, ndërmarrje dhe inovacion, marketing, manaxhim i projekteve, komunikim biznesi dhe kurse të tjera të propozuara nga studentët, profesorët, ose të kërkuara nga përgjegjës të tregut. rezultatet e këtyre trajnimeve të realizuara përmes LEC do të jetë një hallkë e krijuar nga dija dhe eksperienca e studentëve të IUS, e adoptuashme nga çdo biznes dhe një nisje për zhvillim personal ose profesional. Trajnimi do të krijojë një lidhje të fortë midis IUS, studentëve dhe organizmave të biznesit për të zhvilluar një model edukimi.

lec.ius.edu.ba

Qendra e Studimeve Ballkanike
(BSC)

Qendra e Studimeve Ballkanike është hapur më 5 Dhjetor 2014 në brendësi të Universitetit Ndërkombëtar të Sarajevës, në Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë. Përse lindi nevoja për një qendër e tillë? Ka një nevojë të madhe në Bosnie Hercegovinë për instalimin e një qendre të specializuar në aspekte të ndryshme të Ballkanit. Vendi ka nevojë për ekspertë të fushave të politikës, marrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomisë, historisë dhe kulturës në Ballkan. Në vende të ndryshme të botës ka shumë ekspertë të specializuar mbi Ballkanin, vendet e Ballkanit hasin probleme për një ekspertizë të nivelit ndrëkombëtar ose nuk përfitojnë mjaftueshëm nga ekspertët ekzistues në rajon. Për këtë, është thelbësore të ketë një qendër të tillë për ti bashkuar eksperiencën dhe ekspertizën e studiuesve nga Ballkani, për ti organizuar ato për rekomandime politikash dhe mundësi trajnimi.

bsc.ius.edu.ba

NA KONTAKTONI

Hrasnička cesta 15, 71210 Sarajevo, Bosnia and Herzegovina


Telefon

+387 33 957 101

Twitter

@iussarajevo

Facebook

IUS